Të okupuarit rezistojnë! Vrasja e rusëve me helm minjësh kurthe mjalte, vodkë, byrek dhe strikninë (alkaloid helmues)!

Analizë

Të okupuarit rezistojnë! Vrasja e rusëve me helm minjësh kurthe mjalte, vodkë, byrek dhe strikninë (alkaloid helmues)!

Nga: Tormond Strand dhe Øyvind Bye Skille Më: 30 qershor 2025 Në ora: 14:02
Jade McGlynn

Studiuesja Jade McGlynn është një eksperte e Ukrainës , ajo  ka hartëzuar veprat e rezistencës ndaj forcave ruse në viset e okupuara të Ukrainës!

Patriotët ukrainas të rezistencës rrezikojnë gjithçka vetëme e vetëm për të goditur këto forca pushtuese

Hakmarrja për ata që kapen është e ashpër nëpër territoret e pushtuara. Pastaj mund të presësh tortura dhe tetë vjet burg.

– Nuk u takon njerëzve në Perëndim të vendosin. U takon atyre që jetojnë nën pushtim, dhe të gjithë atyre që kanë parë miqtë e tyre të vriten. Këta njerëz duhet të lejohen të zgjedhin vetë, nëse duan të luftojnë apo jo, thotë Jade McGlynn.

-Në territoret e pushtuara, luftëtarët ukrainas të rezistencës kanë disa rregulla për të shmangur kapjen. Rregulli më i rëndësishëm është; të mos bien në sy, të mos vishen  diskret, të mos shajnë, të jenë të saktë në takimet sekrete, sepse po të vonohet dikush vetëm dy minuta për një takim, kjo mund të nënkuptohet se je kapur nga forcat ruse!

– Dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishme është të keni një alibi të gatshme, nëse rastësisht bjeni në duar të forcave ruse, thotë Jade McGlynn.

Hulumtuesja britanike dhe ekspertja e Ukrainës ka skicuar lëvizjen e rezistencës ukrainase që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë në shkurt 2022. Ajo është studiuese në Kings College në Londër. NRK e interviston atë nëpërmjet lidhjes video.

-Tani për tani, ajo sheh një rritje të veprimeve ukrainase brenda Rusisë, për të cilat ajo beson se dëshmojnë për një heroizëm të madh.

Ka gjithashtu shumë histori të veprimeve të rezistencës edhe brenda Ukrainës.

Maksym Makhrinovs ishte një luftëtar i rezistencës deri në fund,  thotë Jade McGlynn.

Ushtarët rusë zbuluan vendin e tij të fshehjes dhe erdhën për t’a arrestuar, thotë ajo, por ai mori një granatë dhe hodhi veten në erë së bashku me dy ushtarët rusë të cilët qëndronin pranë tij. Pjesa më e madhe e rezistencës në territoret e pushtuara të Ukrainës lindore është shumë e përhapur, por është tepër pak e njohur në mediat perëndimore, thotë McGlynn.

Kjo rezistencë kalon gjithashtu nën radarin e mediumeve, sepse është e organizuar në sistemin e qelizave. Nëse një qelizë zbulohet,  rrjeti mbetet i pa prekur, shpjegon studiuesja.

Bazuar në informacionin publikisht të disponueshëm, ne shohim një mesatare prej dhjetë deri në trembëdhjetë veprimesh të tilla të rezistencës në çdo dy javë, thotë McGlynn.

Ajo e ndan këtë rezistencë në katër kategori kryesore:

-Rezistencë private, siç është të folurit në gjuhën ukrainase në shtëpi dhe refuzimi për të përdorur pasaportën ruse.

-Rezistencë publike jo e dhunshme. -Lëvizja "Fjongo e Verdhë", e cila u krijua në vitin 2022, përdoren fjongo të verdha për të simbolizuar rezistencën në territoret e pushtuara nga Rusia.

-Rezistencë indirekte vdekjeprurëse, siç është dërgimi i koordinatave të lëvizjeve ruse te forcat ukrainase.

-Rezistencë direkte vdekjeprurëse, siç janë atentatet dhe sabotimet.

– Shumë prej tyre janë të shtyrë nga urrejtja dhe hakmarrja, sepse jetojnë nën një pushtim brutal, i thotë McGlynn NRK-së.

Në një raport të vitit të kaluar, ajo shkroi për kushtet në zonat e pushtuara të Ukrainës lindore.

-Ka raporte për tortura, rrëmbime fëmijësh, ekzekutime jashtëgjyqësore dhe përdhunime. Shërbimet shëndetësore janë nën rrënoja, andaj të gjitha këto kushte ofrojnë terren të plleshëm për rezistencë, thotë ajo.

– Kur shtëpia juaj pushtohet, miku juaj përdhunohet ose vritet, atëherë nuk bëhet më fjalë për logjikë, por për instinkt dhe drejtësi.

McGlynn tregon një histori që i ka lënë mbresa të thella!

-Dy gra kishin marrë  iniciativën për të gatua byrek dhe salçiçe, por edhe  vodkë për një pikë kontrolli të forcave ruse. Ato u thanë ushtarëve se ishin të lumtura që kujdeseshin për to, derisa u shërbenin ushqim. 

24 ushtarë rusë vdiqën dhe disa u sëmurën pasi hëngrën dhe pinë. Ushqimi thuhet se përmbante helm për miun, strikninë dhe arsenik.

“Kjo ishte një hakëmarrje për një grua të përdhunuar dhe për vrasjen e një miku nga ushtarët rusë”, thotë Jade McGlynn.

Ndikimi psikologjik tek ushtarët rusë është i madh, ata janë të detyruar të shmangen nga popullsia civile nga friga e ndonjë helmimi ”, thotë ajo….)

Hakimet dixhitale përdoret gjithashtu nga lëvizja e rezistencës. Një nga grupet hakoi “organizatën rinore ushtarake-patriotike ruse” Junarmija. Kjo organizatë ndikon tek fëmijët dhe të rinjtë me propagandën ushtarake ruse,por kryen edhe trajnime për armë, thotë McGlynn.

Në mesin e majit, Junarmija duhej të mbante një takim dixhital me fëmijë! Një grup i rezistencës  ukrainase ndërpreu takimin duke e hakuar atë me një mesazh të qartë.

"Ata thanë, mos i dëgjoni. Ata po ju përgatisin për vdekjen", thotë McGlynn.

Por lloji më i zakonshëm i rezistencës është të jesh syri dhe veshi në terren dhe t'u japësh koordinata forcave ukrainase, thotë Jade McGlynn. Kjo përfshin gjetjen e objektivave ushtarakë, bërjen e fotografive dhe dërgimin e tyre nëpërmjet kanaleve të koduara në mënyrë që më vonë të mund të kontrollohen dhe të bombardohen.

Kjo n’a kujton lëvizjen franceze të Rezistencës, kur ishte syri dhe veshi në terren për të siguruar zbarkimin e suksesshëm në Normandi, Francë, në Ditën D në vitin 1944, thotë McGlynn.

Shkruajnë gazetarët; Tormond Strand dhe Øyvind Bye Skille

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat