Ideologët jo vetëm se mashtrojnë viktimat e tyre duke përhapur imazhe tepër të thjeshta të realitetit, por ata mashtrojnë edhe praktikuesit e tyre, shkruan Sigurd Skirbekk në këtë koment të gjatë mbi ideologjitë.
"Ideologjia", një fjalë që hyri për herë të parë në përdorim në periudhën pas Revolucionit Francez, mund të përkthehet drejtpërdrejt si doktrinë e ideve, gjegjësisht një doktrinë rreth përhapjes së ideve, pra kishte për qëllim të ishte pjesë e një zgjerimi në programet e filozofëve të Iluminizmit për një qeverisje racionale të shoqërisë. Pra, shte në një epokë kur arsyeja, liria, komuniteti dhe progresi mund të perceptoheshin si tërheqëse në njërën anë, ndërsa në anën tjetër mund të dukej e lehtë të distancohesh nga paragjykimet dhe shtypja e kaluar. Nocionet e arsyes së qartë kishin edhe një justifikim politik, ndërsa Filozofi Hans-Georg Gadamer i ka lidhur këto nocione me kritikën biblike të filozofëve të Iluminizmit. Në atë kohë, argumentohej se të gjithë duhet të jenë në gjendje t'i besojnë kuptimit dhe gjykimit të tyre, sepse ata vendosin këtë kundrejt një tradite kishtare të trashëguar historikisht. Ky program supozonte se ishte e mundur të dorëzohej në një gjykim të saktë, të arsyeshëm dhe të pa anshëm!
Një çelës për qeverisje!
-Pa këtë bazë, është e vështirë të kuptohet vetëbesimi i ideologëve të cilët kanë shfaqur interpretime të ndryshme për shoqërinë.. Liberalët e hershëm nuk panë asnjë kontradiktë të brendshme në pankartat e lirisë, barazisë dhe vëllazërisë. -Konservatorët pas revolucionar mund të bindeshin se disa elita mbanin çelësin racional për të kuptuar shoqërinë!
-Socialistët marksistë, më vonë mund të besonin se kishin fituar një kuptim shkencor të ligjeve historike të zhvillimit shoqëror.
-Ndërsa socialistët kombëtarë besonin se mund të promovonin një zhvillim shoqëror në përputhje me ligjet biologjike.
Sot, njerëzit e iluminizmit do të besojnë se kishin gabuar, sepse iluminizmi në parim mund të heqë perceptimet e gabuara, logjikisht dhe empirikisht. Kjo nuk do të thotë se, me një përpjekje të pastër të arsyes, do të jemi në gjendje të arrijmë në një interpretim të vërtetë dhe gjithëpërfshirës të shoqërisë dhe historisë. Ideologjitë që e kanë supozuar këtë, kanë marrë të gjitha këto pamje të thjeshtuara të realitetit shoqëror dhe sfidat me të cilat përballemi, prandaj kjo është arsyeja pse ato kanë dështuar dhe nga ana tjetër kanë humbur rëndësinë dhe besueshmërinë e tyre.
Tipare të përbashkëta të ideologjive kryesore!
-Edhe pse ideologjitë kryesore u janë drejtuar segmenteve të ndryshme të popullsisë me programet e tyre shumë të ndryshme, në disa aspekte, ende është e mundur me gjet tipare të përbashkëta të krahasueshme.
Ideologjitë politike, para së gjithash, karakterizohen nga sisteme mendimi, në të cilat, një pretendim ndërtohet mbi besueshmërinë e pretendimit tjetër! Ato legjitimojnë interesa të veçanta, të cilave u jepet statusi i të përgjithshmes ose universales. Thjeshtimi ideologjik i realitetit çon në një shtrembërim të realitetit në një masë më të madhe ose më të vogël. Ky shtrembërim ndihmon në mbulimin e efekteve negative dhe viktimave sociale. Së fundmi, ideologjitë karakterizohen nga shpjegime vetë-imunizuese. Kjo do të thotë se, njohuritë dhe argumentet mund të kërcënojnë ndërtesën ideologjike, pra refuzohen. Kjo ndodh shpesh duke hedhur poshtë kundërshtimet si shprehje të një fakti shoqëror nga ana e atyre që paraqesin kundërshtimet, të cilat mund të perceptohen si një përjashtim nga shqyrtimi i përmbajtjes së vërtetë të kundërshtimeve.
Ngritja dhe rënia!
-Ka arsye për të theksuar këto karakteristika të përbashkëta të ideologjive kur të shpjegohen se, pse ato mund të fitonin mbështetje të madhe në periudha të caktuara edhe pse humbën besimin në periudha të mëvonshme.
Ideologjitë mund të fitojnë mbështetje dhe t'u japin praktikuesve të tyre fuqi të madhe kur ato shfaqen me zgjidhje të thjeshta për problemet, prandaj shumë njerëz duan t'i shohin të zgjidhura ato probleme! Ideologjitë gjithashtu mund të kenë një efekt unifikues politik duke u bërë thirrje shumë njerëzve.
Rënia e ideologjive nuk mund të shpjegohet thjesht duke vënë në dukje sfidat me të cilat përballen politikanët, ose duke nxjerrë në pah pikëpamjet e kundërta midis njerëzve me besime të ndryshme. Ata që pretendojnë se kanë një pamje gjithëpërfshirëse për shoqërinë duhet të jenë në gjendje të parashikojnë forcat e tyre kundërshtare.
Imazhe të thjeshtuara të realitetit dhe dispozitat e gabuara!
-Nuk është e kënaqshme të përpiqesh të shpjegojsh rëndësinë e ideologjive në politikë dhe zhvillimin shoqëror vetëm nga interesat e atyre që i zbatojnë ato. Askush nuk ka interes të shkatërrojë bazën e vet të pushtetit, megjithatë kjo është ajo që kemi vërejtur në disa raste. Ideologët jo vetëm që i mashtrojnë viktimat e tyre duke përhapur imazhe tepër të thjeshtuara të realitetit, por ata mashtrojnë edhe praktikuesit e tyre.
Imazhet e thjeshtuara të realitetit shpesh çojnë në dispozita të gabuara.
Sot është e lehtë të ngrihen gurë varresh nëpër vite të ndryshme për të shënuar, se ideologjitë e mëparshme dominuese humbën besueshmërinë. Konservatorizmi i udhëhequr nga elita, i cili prej kohësh shmangte një justifikim racional për pushtetin e tij, mund të shikojë prapa në vitet 1914 dhe 1968 si vite kur diçka shkoi keq për të.
Liberalizmi laissez faire, më parë dominues, ishte kritikuar prej kohësh për dështim në politikën sociale; pas rënies së tregut të aksioneve të vitit 1929, ai humbi edhe besueshmërinë në sferën ekonomike.
Për fashizmin dhe Nacionalsocializmin, viti 1945 ishte disfata. Socializmi marksist humbi fuqinë e tij politike pas vitit 1989.
Një epokë post-ideologjike
-Pra, ka shumë prej nesh që besojmë se sot, po jetojmë në një epokë post-ideologjike, ose në një epokë ku zgjedhim në mënyrë seklektike vetëm më të mirën nga më të mirat! Megjithatë, kundër kësaj pikëpamjeje mund të ngrihen dy lloje kundërshtimesh. Së pari, shumë besime të përhapura në shoqërinë e sotme, mbajnë shenjat dalluese të ideologjisë. Për më tepër, mund të argumentohet se shtetet moderne nuk mund të bëjnë plotësisht, pa ideologji unifikuese dhe gjithëpërfshirëse.
Disa u janë referuar tendencave drejt një privatizimi dhe kontrolli të tregut në vitet e fundit si një shprehje e një ideologjie neoliberale. Sigurisht që ka një argument për këtë pikëpamje. Nëse gjithçka, nga promovimi dhe kërkimi kulturor te format familjare dhe formimi moral, karakterizohet në mënyrë të njëanshme nga normat e tregut, atëherë kjo ndoshta mund të perceptohet si një model i thjeshtë shoqëror më tërheqës për disa. Sidoqoftë, vetëm nga një perspektivë ideologjike mund të thuhet se këto interesa përkojnë me të mirën e përbashkët. Neoliberalizmi, liria e vjetër liberale për individin plus skemat e mirëqenies publike, vështirë