Kim Jong-un çudit botën me kërkesën e fundit

Azia

Kim Jong-un çudit botën me kërkesën e fundit

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 19:39
Kim Jong-un

Kim Jong-un ndalon qytetarët të ushqehen.

Duket se Koreja e Veriut po vuan nga kriza e mungesës së ushqimit dhe për këtë qytetarët janë paralajmëruar nga lideri suprem i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, që të hanë ma pak ushqim për 3 vite, të paktën deri në vitin 2025, kur të rihapin kufirin me Kinën.

Kufiri mes dy shteteve u mbyll në janar të 2020 si pasojë e Covid, duke shërbyer si masë paraprake për mospërhapjen e virusit. Kërkesa për produkte ushqimore tejkaloi ofertën duke bërë që çmimet të rriteshin duke ndikuar seriozisht ekonomikisht ekonominë e vendit.

Sipas Daily Mail, qytetarët koreanë janë shprehur për mediat se e kanë të vështirë të përballojnë edhe këtë dimër, e jo të konsumojnë më pas edhe për 3 vitet e ardhshme.

“Situata e ushqimit tani është tashmë një emergjencë, dhe njerëzit po luftojnë me mungesat. Kur autoritetet u thonë atyre se duhet të konsumojnë më pak ushqim deri në vitin 2025… ata nuk mund të bëjnë gjë tjetër veçse të ndjejnë dëshpërim të madh”- tha një banor i qytetit Sinuiju për kamerat. Ai shtoi se shanset për të rihapur kufirin me Kinën para vitit 2025, ishin të pakta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat