Agim Tahiraj: Nga pavarësimi i sportit isha pjesë së bashku me Shefki Bogujevcin, Aziz Salihun, Afrim Majancin, Beqir Berishën...

Boksi

Agim Tahiraj: Nga pavarësimi i sportit isha pjesë së bashku me Shefki Bogujevcin, Aziz Salihun, Afrim Majancin, Beqir Berishën...

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 15 prill 2025 Në ora: 14:03
Agim Tahiraj

Pa trima e njerëz të vullnetit të mirë boksi nuk do të ekzistonte në vitet e 90-ta dhe aq me tepër që i rezistuan fuqishëm regjimit serb. 

Frytet që u mbollën të boksit në pavarësim sot po i shijojnë gjeneratat e reja. 

Ndër ata që dha kontribut të madh në pavarësimin e boksit të Kosovës është Agim Tahiraj, një trim i rrallë, aktualisht kryetar i Shoqatës së Gjyqtarëve të Boksit të Kosovës dhe anëtar i bordit të Federatës së Boksit të Kosovës. 

Image

Eliot Engel e Agim Tahiraj

Tahiraj me shumë shokë iu kundërvu regjimit serbë.     

“Bota sot”: Si e kujtoni kohën e pavarësimit të sportit përkatësisht boksit të Kosovës nga ai ish ish jugosllav?

Agim Tahiraj: Nga modestia nuk jam deklaruar kurrë por që duhet deklaruar sepse duke parë se shumëkush është jo mirënjohës.

Që nga pavarësimi i sportit kam qenë pjesë në KB Prishtina bashkë me disa kolegë të tjerë si Shefki Bogujevci, Aziz Salihu, Afrim Majanci, Beqir Berisha etj.

Bota sot”: Kue  filluar për herë parë garën?

Agim Tahiraj: Kemi filluar në stadiumin e Flamurtarit të Prishtinës. Pastaj në Shfmu “Emin Duraku”, duke vazhduar në Shfmu “Zenel Hajdini” dhe kemi mbaruar në bodrumin e shtëpisë së Avdyl Berishës, i cili ishte arsimtar i matematikës në shfmu “Emin Duraku”.

“Bota sot”: Çfarë keni bërë ju?

Agim Tahiraj: Kam punuar edhe si trajner me Zizin (Aziz Salihun) në full kontakt ku në atëkohë kanë qenë nxënës Fidair Berisha, Fatmir Makolli (kick – boks), Fatmir Sopi e Bashkim Berisha etj. Kërkoj falje që nuk me kujtohen emrat vërtet ishte kënaqësi të punohej me keta djem që kishin elan të madh për punën.

Mos të harroj t’i permend dhe disa boksier si Naim Bucolli, Shemsi Aliu, Kadri Xhatolli, Fitim Gashi (Quqa), Burim Canolli dhe të tjerë që nuk më kujtohen emrat për momentin kërkoj falje. 

Bota sot”: Mund të përmendni një rast që iu ka mbetur në kujtesë? 

Agim Tahiraj: Rasti që vërtet duhet të ceket është shkuarja në Kampionatin individual të Kosovës që u mbajt në Preshevë ku aty kemi shkuar me veturë të ndihmes së shpejt pronë e Sh.H.B. “Nënë Tereza” ku në veturë si pacient kemi vurë në krevat Ilmi Canollin, babain e Burim Canollit i cili boksonte atje e po ashtu në makinë me mua ishin Beqir Berisha e Afrim Majanci.

“Bota sot”: Ka pas njerëz që iu ndihmonte edhe në aspekte tjera?

Agim Tahiraj: Një falenderim i madh shkon edhe për Sylë Fanën i cili na ka ushqyer pothuajse para çdo udhëtimi apo kthimi sportistët e stafin në lokalin ‘Sabaja’ të Taukbashçja. Respekt për të gjithë që kontribuan për pavarësimin e sportit dhe shtetit të Kosovës.

“Bota sot”: Krahas me boks keni qenë edhe aktivist i LDK-së në ato kohëra?

Agim Tahiraj: Në atëkohë isha aktivist i LDK-së e po ashtu SH.H. B. “Nënë Tereza”, ku nuk mund te shkoja në shumë turne, por e di që në Mitrovicë isha aty ku u mbajt në livadh një gar e boksit, ku ishte ringu montim me drunj në Shipol ku pati duele interesante e nuk duhet harruar se pas perfundimit te dueleve Rasim Rrustemi me vëllezër na ftuan ne drekë në fshatin Lushtë në restorantin e tyre,nuk duhet harruar kampionatin po ashtu qe u mbajt në Sh.F.M.U “Migjeni” në Mitrovicë.

“Bota sot”: Ndër meçet që iu ka mbetur në kokë?

Agim Tahiraj: Njëri nder duelet qe nuk harrohet është Artan Nushi me Vishin nga Ferizaj që u mbajt në Gjakovë, ku isha afër Mehmet Bogujevcit, i cili me kujtohet kur pat thënë se meç të tillë nuk ka pa as në Olimpiadë, vërtet ishte meç që nuk harrohet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat