Kush pritet të jetë rival i Duboisit?

Boksi

Kush pritet të jetë rival i Duboisit?

Më: 29 tetor 2026 Në ora: 19:54
Pamje nga një meç i boksit

Daniel Dubois, kampion bote në boks në kategorinë e rëndë në versioni, WBO, mund ta mbrojë titullin më 30 janar të vitit 2027 kundër boksierit nga Zelanda e Re, Joseph Parker.

Sipas informacioneve të revistës “The Ring”, po zhvillohen negociata për organizimin e kësaj përballjeje në sallën “O2 Arena” në Londër ose në “Co-op Live” në Manchester. Ende nuk është arritur marrëveshja përfundimtare.

Një zhvillim i tillë do të thotë se boksieri kroat Filip Hrgoviq (34), kampion aktual i IBF-së, do të duhet të presë edhe më gjatë për revanshin e dëshiruar kundër Duboisit, i cili në vitin 2024 i shkaktoi humbjen e vetme në karrierën e tij profesioniste.

Parker zhvilloi meçin e fundit në tetor të vitit 2025, kur Fabio Wardley e mposhti me ndërprerje në raundin e 11-të.

Pas meçit, në organizmin e tij u zbulua një metabolit i kokainës, për çka u pezullua. Boksieri nga Zelanda e Re pretendoi se kontaminimi kishte ndodhur për shkak të nutricionistit të tij, ndërsa Agjencia Britanike Kundër Dopingut i shqiptoi një pezullim tremujor, i cili ndërkohë ka përfunduar.

Parker dhe Dubois duhej të përballeshin që në shkurt të vitit 2025, por britaniku e anuloi paraqitjen për shkak të sëmundjes. Parker atëherë e mposhti Martin Bakolen, i cili u fut në vend të tij si zëvendësues.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat