Drilon Rama e turpëron boksierin gjerman në Stuttgart

Boksi

Drilon Rama e turpëron boksierin gjerman në Stuttgart

Më: 15 nëntor 2026 Në ora: 16:40
Drilon Rama

Boksieri kosovar Drilon Rama ka vazhduar serinë e fitoreve në boksin profesionist, duke triumfuar edhe në përballjen e tij të fundit ndaj gjermanit Aro Schawartz.

Rama e fitoi meçin me vendim unanim të gjyqtarëve, në kuadër të eventit “Showdown for Legacy V”, i zhvilluar në Shtutgart të Gjermanisë.

Rama shihet duke provokuar kundërshtarin, madje duke i kërkuar të godiste, ndërsa në disa momente qëndronte pa guard (mbrojtje).

Me këtë fitore, Rama e çon rekordin e tij në tetë fitore në po aq meçe, duke mbetur i pamposhtur në karrierën profesioniste.

Ish-fituesi i Big Brother VIP Kosova po vazhdon kështu ngritjen në boksin profesionist, ndërsa më herët kishte paralajmëruar se synimi i tij është të luftojë për titullin e parë në karrierë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat