Legjenda e boksit botëror, Luan Krasniqi, ka shprehur vlerësime të larta për nipin e tij, Ardian Krasniqi, i cili mbrëmë shënoi një fitore me nokaut në rundin e tretë ndaj boksierit venezuelian Ricardo Guarapana.
Krasniqi e vlerësoi lart paraqitjen dhe triumfin e nipit të tij, duke theksuar se kjo fitore përbën një tjetër hap të rëndësishëm në rrugëtimin e Ardian Krasniqit drejt majave të boksit profesionist.
“14 meçe – 14 fitore! 14 herë triumfues!
Ardiani vazhdon rrugëtimin e tij të suksesshëm në boksin profesionist. Me një paraqitje bindëse, ai e nokautoi kundërshtarin Ricardo Guarapanas në raundin e tretë, duke dëshmuar edhe një herë forcën, përgatitjen dhe ambicien e tij.
Ky është një tjetër hap i rëndësishëm drejt majave të boksit profesionist.
Urime Ardian! Krenar për ty! Ky është vetëm fillimi. Përpara drejt sukseseve edhe më të mëdha dhe titujve të rëndësishëm!”, - ka shkruar Krasniqi në profilin e tij në facebook.