Lajm i hidhur për sportin e Kosovës, ndahet nga jeta ish-boksieri Sherif Aliu

Boksi

Lajm i hidhur për sportin e Kosovës, ndahet nga jeta ish-boksieri Sherif Aliu

Nga: K.G. Më: 15 nëntor 2026 Në ora: 21:16
Ish-boksieri Sherif Aliu

Një lajm i hidhur ka prekur sportin e Kosovës.

Është ndarë nga jeta ish-boksieri dhe trajneri nga Ferizaj, Sherif Aliu.

Lajmin e ka bërë të ditur Bashkim Haxhimusa, ish-përgjegjës për sport në Komunën e Ferizajt, përmes një njoftimi në profilin e tij në Facebook.

Aliu gjatë karrierës së tij sportive ishte pjesë e klubeve të boksit IMK Çeliku nga Ferizaj, Prishtinës dhe Trepçës nga Mitrovica.

Pas përfundimit të karrierës si boksier, ai vazhdoi kontributin e tij në sport si trajner i Klubit të Boksit Kastrioti nga Ferizaj, ku punoi në përgatitjen dhe edukimin e gjeneratave të reja të boksierëve.

Me largimin e tij, sporti ferizajas humbi një figurë që për vite me radhë dha kontribut të çmuar në zhvillimin e boksit.

Në mesazhin e tij të ngushëllimit, Haxhimusa ka shprehur dhimbjen për ndarjen nga jeta të Aliut, duke përcjellë ngushëllime për familjen, miqtë, bashkëpunëtorët dhe gjithë komunitetin sportiv.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat