Kaos në një meç boksi, tifozët hyjnë në ring dhe sulmojnë boksierin

Boksi

Kaos në një meç boksi, tifozët hyjnë në ring dhe sulmojnë boksierin

Nga: K.G. Më: 8 nëntor 2026 Në ora: 14:49
Tifozët pushtojnë ringun dhe sulmojnë boksierin Mourad Aliev pas përfundimit të meçit. Skena të shëmtuara dhe të papranueshme në një ngjarje sportive

Në Stamboll, në një përballje për titullin WBC Silver në kategorinë e rëndë, boksieri francez Mourad Aliev e mposhti me pikë turkun Umut Çamkıran.

Megjithatë, ajo që ndodhi pas përfundimit të ndeshjes ishte tronditëse, pasi disa spektatorë hynë në ring dhe sulmuan fituesin.

Dy boksierët zhvilluan një përballje të luftuar, ndërsa pas përfundimit të të gjitha raundeve gjyqtarët shpallën fitues Alievin me vendim pikësh.

Me këtë triumf, francezi siguroi brezin e kampionit WBC Silver.

Sipas mediumit turk “Nefes”, pas shpalljes së rezultatit situata doli jashtë kontrollit.

Tifozët kalojnë barrierat dhe hyjnë në ring

Pas vendimit të gjyqtarëve, Mourad Aliev bëri një gjest në drejtim të tribunave, duke shkaktuar reagime dhe tension te spektatorët.

Disa tifozë, të revoltuar nga veprimi i boksierit, kaluan barrierat e sigurisë dhe u futën në ring, ku iu drejtuan fizikisht francezit.

Kjo shkaktoi skena kaotike dhe përleshje në ring. Pavarësisht ndërhyrjes së sigurimit për të qetësuar situatën, u desh ndërhyrja e forcave të sigurisë që Alievi të nxirrej me vështirësi nga salla.

Pas incidenteve, boksieri francez u evakuua nën mbrojtjen e forcave të sigurisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat