Shqiptari nga Kosova që po bën bujë në Gjermani: Askush nuk guxon të boksojë kundër meje, as në Evropë

Boksi

Shqiptari nga Kosova që po bën bujë në Gjermani: Askush nuk guxon të boksojë kundër meje, as në Evropë

Nga: K.G. Më: 15 nëntor 2026 Në ora: 13:28
Ardian Krasniqi feston fitoren e madhe me nokaut, me flamurin kombëtar shqiptar dhe atë gjerman të vendosur mbi shpinë

Nipi i legjendës së boksit Luan Krasniqi, Ardian Krasniqi, ka triumfuar me nokaut në raundin e tretë, duke regjistruar fitoren e 14-të në po aq meçe në boksin profesionist.

Fitorja e tij ka bërë bujë në mediat gjermane, përfshirë “Sportschau”, “Bild”, dhe disa media të tjera.

“Në ngjarjen e boksit “Showdown for Legacy”, të zhvilluar në Stuttgart, të shtunën u zhvilluan 13 meçe.

Në përballjen kryesore të mbrëmjes, boksieri nga Rottëeili, Ardian Krasniqi, e mposhti me nokaut në rundin e tretë venezuelianin Ricardo Guarapana, i cili deri atëherë ishte i pamposhtur”, shkruan media gjermane “Sportschau”.

Pas fitores së shpejtë ndaj Guarapanës, Krasniqi ngriti duart lart dhe u përshëndet nga publiku në “Scharrena” të Stuttgartit. Ndër të parët që e përgëzuan ishte ish-portieri i VfB Stuttgartit, Timo Hildebrand, i cili ishte i pranishëm pranë ringut dhe u gëzua për fitoren e mikut të tij.

Bilanc mbresëlënës i Ardian Krasniqit

Krasniqi e vazhdoi kështu serinë e tij mbresëlënëse të fitoreve. Bilanci i boksierit në kategorinë gjysmë të rëndë tani është 14 fitore në 14 meçe, 13 prej tyre me nokaut.

“Ishte një meç përgatitor, megjithatë presioni rritet me çdo fitore. E dija se duhej të tregoja vlerat e mia”, tha Krasniqi pas meçit.

“Në Gjermani askush nuk guxon të boksojë kundër meje, as në Evropë. Vitin e ardhshëm, shpresojmë të shkojmë drejt një meçi për titullin botëror”, shtoi ai.

Edhe para përballjes me Guarapanën, Krasniqi kishte deklaruar në një intervistë për SËR Sport se titulli botëror ishte synimi i tij madhor.

Një mundësi për të luftuar për titullin vitin e ardhshëm duket se është afruar për 30-vjeçarin.

Në dhjetor, boksieri synon të udhëtojë me ekipin e tij drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku do të zhvillojë bisedime për mundësinë e një meçi për titullin botëror në vitin 2027.

Kundërshtar i mundshëm për këtë sfidë është kampioni aktual i botës, rusi Dmitri Bivol.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat