Skandali i boksierit të njohur 

Boksi

Skandali i boksierit të njohur 

Nga: K.G. Më: 12 korrik 2025 Në ora: 12:11
Pamje nga një meç

Kampioni botëror i peshave të lehta Gervonta Davis u arrestua në Miami të premten pasi ish-partnerja e tij e denoncoi atë për sulm dhe shkaktim të lëndimeve të rënda trupore, raportuan mediat amerikane.

Davis, i cili mban brezin e peshave të lehta WBA, u arrestua në Miami. 

Sipas TMZ, ai e sulmoi fizikisht ish-partneren e tij para shtëpisë së saj në Doral, Florida, më 15 qershor. 

Incidenti ndodhi kur Gervonta Davis arriti në shtëpinë e saj për të marrë fëmijët e tyre.

Thuhet se, shpërtheu një debat i nxehtë, pas të cilit ai e goditi ish-partneren e tij me grusht në pjesën e pasme të kokës dhe në fytyrë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat