Votim Zaplluzhani: Presim turne të fortë për ‘Komandant Drinin’! Marrin pjesë boksierë nga Shqipëria, Zvicra, Gjermania, Franca...

Boksi

Votim Zaplluzhani: Presim turne të fortë për ‘Komandant Drinin’! Marrin pjesë boksierë nga Shqipëria, Zvicra, Gjermania, Franca...

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 30 tetor 2025 Në ora: 19:39
Votim Zaplluzhani

Po bëhen përgatitjet në çdo aspekt për turneun memorial “Komandant Drini” në boks.

Trajneri i klubit të boksit Prizreni, Votim Zaplluzhani, ka deklaruar për gazetën kombëtare “Bota sot”, se përgatitjet po shkojnë sipas planit për turneun në nderim të Ekrem Rexhajt – Komandant Drini.

Ai tha se do të marrin pjesë boksierë nga shtetet e ndryshme.

“Pjesëmarrjen e kanë konfirmuar boksierët nga Shqipëria, Zvicra, Gjermania, Franca, Suedia Maqedonia.

Jemi në pritje të konfirmimit nga Guadelup dhe Italia.

Presim turne të fortë”, tha Zaplluzhani.

Trajneri i KBO Prizreni paralajmëron turne madhështor më 8 nëntor në orën 17.00 në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren.

“Do të jetë një organizim madhështor.

Klubi i Boksit Prizreni kërkon miqësi nga shumë shtete ne sportin e boksit jo armiq dhe do të ketë shumë lufta interesante në të gjitha duelet. 

Vitin e ardhshëm do të mbahet memoriali ‘Komandant Drini’, ku do të organizohet 2 apo 3 ditë për shkak të interesimit dhe miqësitë që i kemi më shumë shtete:, ka përfunduar Zaplluzhani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat