Boksieri shqiptar mesazh të qartë Tyson Furyt: Ma dërgo...

Boksi

Boksieri shqiptar mesazh të qartë Tyson Furyt: Ma dërgo...

Më: 20 qershor 2026 Në ora: 15:26
Nelson Hysa dhe Tyson Fury

Një duel historik mes boksierit shqiptar Nelson Hysa dhe ikonës Tyson Fury është mëse i mundur. Së fundmi, shqiptari është përmendur si kundërshtar potencial i britanikut, madje fjalë të dala nga goja e vetë Fury.

“Dhe Nelson ka qenë një nga emrat për të cilin është folur.

Është i renditur lart dhe i pamposhtur, artist në KO. Ndaj ka qenë një nga djemtë për të cilët është folur gjithashtu”, ka thënë më herët boksieri britanik.

Ndërsa së fundmi, shkodrani i është përgjigjur në rrjetet sociale. Nelson Hysa i bën thirrje Fury që t’i dërgojë kontratën, pasi për duelin është gati.  

“Tyson Fury, çfarë kënaqësie që të përmendesh si kundërshtari yt i mundshëm.

Do të ishte nder që të ndaja ringun me një legjendë si ti. Jam gati, po punoj fort çdo ditë, dhe nëse mundësia vjen, më dërgo kontratën”, thotë Hysa.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat