Tre të vdekur nga përmbytjet në Sardenje të Italisë

Bota

Tre të vdekur nga përmbytjet në Sardenje të Italisë

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 20:21
Foto ilustrim

Të paktën tre persona janë mbytur në ishullin italian të Sardenjës pas përmbytjes së shkaktuar nga reshjet e mëdha të shiut.

Pamjet dramatike të publikuara në mediet sociale tregojnë lumenj me baltë që rrjedhin nëpër qytetin Bitti në provincën Nuoro, raporton BBC.

Mediet italiane thonë se tre personat që ndërruan jetë në vend përfshijnë një burrë të moshuar i cili u mbyt në shtëpi dhe një burrë që vdiq në automjetin e tij.

Erërat e forta dhe shiu kanë goditur ishullin që nga e premtja, duke ndërprerë energjinë elektrike si dhe duke detyruar evakuimin e disa njerëzve.

Andrea Soddu, kryetari i qytetit kryesor të provincës Nuoro, paralajmëroi për reshje “veçanërisht të mëdha” në zonë, derisa iu kërkoi qytetarëve të ushtrojnë “kujdes maksimal”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat