A ndryshon kjo përfundimisht gjithçka: Virusi ishte në Amerikë para Wuhanit?

Bota

A ndryshon kjo përfundimisht gjithçka: Virusi ishte në Amerikë para Wuhanit?

Nga: B.S. Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 12:37
Virusi korona

Qendra amerikane për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve ka njoftuar se, bazuar në kërkime, koronavirusi ishte i pranishëm në Amerikë edhe para se të konfirmohej zyrtarisht në Kinë.

Sipas aendrës amerikane, mjekët amerikanë zyrtarisht diagnostikuan rastin e parë me Covid në një pacient në janar 2020, mbi bazën e të cilit u konkludua se virusi ka shumë të ngjarë të qarkullonte tashmë në Amerikë.

Studimi është botuar në të gjitha revistat profesionale dhe është bazuar në testimin e 7,400 mostrave të gjakut të marra nga territori i nëntë shteteve federale midis 13 dhjetorit 2019 dhe 17 janarit 2020.

Ë zbulua se antitrupat ndaj koronavirusit u gjetën në 106, gjë që tregon se këta individë ishin pozitivë dhe se ata kishin kaluar Covid 19-ën.

Kjo do të thotë, thuhet më tej në studim, se koronavirusi ka qarkulluar lirshëm në të gjithë vendin shumë përpara konfirmimit të tij zyrtar, dje shumë para kësaj edhe shumë para se Kina të pranonte se kishte një virus të ri në Wuhan.

Gjithashtu, studiuesit amerikanë i kanë lidhur të gjitha këto të dhëna me statistikat zyrtare se në fillim të vitit 2019, në Amerikë është shënuar një numër i shtuar i pacientëve me simptoma të ngjashme me gripin, por me një kollë jashtëzakonisht të fortë.

Mirëpo, ky nuk është zbulim revolucionar, sepse teoritë se koronavirusi ka origjinën jashtë Kinës tashmë janë shfaqur. Për shembull, ekspertët italianë të kancerit zbuluan aksidentalisht se në gjakun e pacientëve që testuan për një arsye krejt tjetër, tashmë kishte antitrupa specifikë për pacientët që kishin pësuar koronavirus.

Gjithashtu, studime të ngjashme ekzistojnë në Francë dhe Greqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat