Vaksina anti-covid do të mbroj përdoruesit edhe nga viruset e reja

Bota

Vaksina anti-covid do të mbroj përdoruesit edhe nga viruset e reja

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 10:31
Foto Ilustrim

Doktori nga SHBA thotë se mbrojta nga Covid-19 nuk është e gjitha.

Vaksinat ekzistuese për Covid-19 do të jenë efektive në luftimin e infeksioneve të reja të koronaviruseve

Këtë e ka thënë një doktor nga SHBA për mediat. Komenti i tij erdhi pasi të shtunën Britania ka konfirmuar një mutacion të ri të virusit që shpërndahet më shpejtë se variantet e tjera të virusit

Shtetet, duke përfshirë Italinë, Gjermaninë, Kanadan, dhe Izraelin kanë bllokuar fluturimet nga Britania pas lajmit për mutacionin e ri të virusit Covid-19.

Vin Gupta, një profesor asistent nga Instituti i shëndetit në Universitetin e Uashington , ka thënë se ai është shumë i sigurt se vaksinat që kemi tani do të mbrojnë nga degëzimet e ndryshme të Covid-19.

“Ka shumë dëshmi që kjo vaksinë, kështu si ekziston sot, do të jetë efektive në largimin infeksionit edhe të degëzimit të ri të virusit që është shfaqur në Angli, gjithashtu edhe në virusin siç ka qenë tash e sa muaj”, tha Gupta.

Kjo vjen sepse në nivelin gjenetik, ato janë shumë të ngjashme mes vete.

Ai shtoi se vaksina ka një reagim të fuqishëm në trup kur bëhet fjalë për prodhimin e anti-trupave.

Vaksina e prodhuar nga Pfizer dhe BioNTech po ashtu ajo nga Moderna, kanë shfaqur efikasitet më të lartë se 90%. Britania veçse është bërë shteti i parë që ka autorizuar shpërndarjen e vaksinës.

SHBA dhe Kanada janë gjithashtu një ndër shtetet e pakta që kanë aprovuar përdorimin e vaksinës për situata emergjente.

“Efikasiteti i këtyre vaksinave në prodhimin e anti-trupave që do të sulmojnë dhe vrasin Covid-19 është i jashtëzakonshëm, dhe ndryshimet e vogla gjenetike nuk do të ndikojnë në performancën e vaksinës”, shtoi ai.

Por edhe me vaksinat që po aprovohen, çelësi i suksesit në mbrojtjen nga Covid-19 vazhdon të jetë mbajta e maskës, larja e duarve dhe respektimi i distancës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat