Së paku 13 të vrarë nga shpërthimi i dyfishtë në Bagdad

Bota

Së paku 13 të vrarë nga shpërthimi i dyfishtë në Bagdad

Më: 21 janar 2021 Në ora: 11:08
Ilustrim

Të paktën 13 persona vdiqën dhe mbi 30 të tjerë u lënduan të enjten në Bagdad të Irakut nga një shpërthim i dyfishtë që ndodhi në këtë qytet.

Ky ishte sulmi i parë i këtij lloji në kryeqytetin irakian në vitet e fundit. Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë akoma për sulmin vdekjeprurës.

Shpërthimet vetëvrasëse kanë qenë të rralla në kryeqytetin irakian që nga mposhtja e ISIS-it në vitin 2017. Sulmi i fundit i këtij lloji kishte ndodhur në janar të vitit 2018, shkruan Reuters.

Ushtria irakiane tha se dy sulmues të veshur me jelekë shpërthyes i aktivizuan bombat në mesin e njerëzve në një treg të ngarkuar në Sheshin Tayaran në pjesën qendrore të Bagdadit.

Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme i tha agjencisë Reuters se numri i të vdekurve është së paku 13, duke shtuar se shifra pritet të rritet për shkak se disa nga personat e lënduar janë në gjendje kritike.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat