Rreth 100 milionë persona të infektuar me COVID-19 në botë

Bota

Rreth 100 milionë persona të infektuar me COVID-19 në botë

Më: 23 janar 2021 Në ora: 23:28
Foto ilustrim

Teksa infektimet me koronavirus po vazhdojnë të rriten anë e mbanë botës, njësoj po rritet edhe numri i pacientëve që po shërohen.

Sipas World Meters që nga fillimi i pandemisë e deri tani janë infektuar 99 milionë e 16 mijë e 689 persona, kanë vdekur 2 milionë e 122 mijë e 975 persona dhe janë shëruar 71 milionë e 151 mijë e 317 pacientë.

Rajoni më i goditur në botë nga COVID-19 mbeten Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 25 milionë e 424 mijë e 972 të infektuar, 342 mijë e 733 pacientë të vdekur dhe 15 milionë e 224 mijë e 242 të shëruar.

Vendin e dytë e zë India me 10 milionë e 654 mijë e 744 të prekur, 153 mijë e 365 viktima dhe 10 milionë e 314 mijë e 738 të shëruar.

Brazili zë vendin e tretë me 8 milionë e 768 mijë e 280 të infektuar, 215 mijë e 513 të vdekur dhe 7 milionë e 594 mijë e 771 të shëruar.

Kujtojmë se virusi korona për herë të parë u përhap në Wuhan të Kinës dhjetorin e vitit të kaluar, teksa deri tash është përhapur në mbi 188 vende të botës – ku rajonet më të goditura janë Amerika dhe Europa.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat