Piu shurupin “magjik” kundër koronavirusit, infektohet ministrja e Shëndetësisë

Bota

Piu shurupin “magjik” kundër koronavirusit, infektohet ministrja e Shëndetësisë

Më: 24 janar 2021 Në ora: 17:33
Pavithra Wanniarachchi

Kishte marrë publikisht një “shurup magjik” kundër koronavirusit, i cili në fakt nuk ishte gjë tjetër veçse një përzierje mjalti me arrë moskat, dhe pretendonte se ai bënte mrekulli kundër sëmundjes.

Madje e përshkruante si një pije të natyrës hyjnore. Por shurupi i jashtëzakonshëm duket se nuk i bëri punë ministres së shëndetësisë në Sri Lanka, Pavithra Wanniarachchi, e cila rezultoi pozitive ndaj Covid 19 pas dy testeve e pasi kishte qëndruar dhe në izolim.

Vetëm muajin e kaluar, mijëra persona ishin mbledhur në qytetin Kegalle, në veriperëndim të Sri Lankas, për të marrë një dozë të “ilaçit magjik” i cili, sipas Wanniarachchi do t`i mbronte nga pandemia. Komuniteti shkencor kishte paralajmëruar kundër administrimit të këtij produkti të paraqitur si një mrekulli, si një recetë për të shpëtuar njerëzimin nga koronavirusi, pretendon këto të cilat nuk mbështeteshin në ndonjë bazë shkencore.

Në këtë vend, nuk është çudi që popullata të përdorë “magjinë” kundër sëmundjeve të ndryshme,e për këtë arsye fakti që vetë Ministrja e Shëndetësisë kishte marrë mjekimin e bërë në shtëpi, brenda kufijve nuk bëri ndonjë bujë të madhe.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat