Qyteti australian futet në izolim, një rojë rezultoi pozitiv me koronavirus

Bota

Qyteti australian futet në izolim, një rojë rezultoi pozitiv me koronavirus

Më: 31 janar 2021 Në ora: 10:13
Perth

Qyteti australian Perth është duke u mbyllur për pesë ditë, pasi një roje sigurimi që punon në hotelin e dedikuar për karantinë, ka rezultuar pozitiv me koronavirusin e ri, njofton BBC.

Western Australia – shteti ku Perth është kryeqendër – nuk ka pasur një rast të përhapjes në nivel komuniteti me koronavirus për dhjetë muaj.

Mbyllje do të nisë në ora 18:00 dhe do të zgjasë deri të premten mbrëma.

Do të mbyllen shkollat, restorantet, baret, kinematë dhe palestrat.

Lejohet vetëm udhëtimi esenciale dhe maskat duhet të mbahen.

Perth ka rreth dy milionë banorë. Rikthimi në shkolla në këtë qytet, i paraparë për të hënën, është shtyrë për një javë së paku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat