Kremlin: Thirrjet ndaj Perëndimit për sanksione mund të bëhen të jashtëligjshme

Bota

Kremlin: Thirrjet ndaj Perëndimit për sanksione mund të bëhen të jashtëligjshme

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 20:12
Ilustrim

Arrestimi dhe më pas burgosja e kritikut më të ashpër të Kremlinit, Alexei Navalny, ka nxitur tensione të reja mes Rusisë dhe Perëndimit, ndërsa janë shjtuar thirrjet për sanskione të reja ndaj Rusisë. Aleatët e opozitarit Navalny po i bëjnë thirrje Perëndimit që sanksionet të kenë në shënjestër njerëz të afërt të Presidentit Putin. Kremlini njofton se parlamenti mund të miratojë vendime për t’i bërë të jashtëligjshme bisedat me Perëndimin për sanksione kundër Rusisë.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha sot se diskutimi me Perëndimin rreth sanksioneve mbi qytetarët rus mund të bëhet shpallet e jashtëligjshme nga parlamenti. Ai shtoi se kjo iniciativë mund të marrë mbështetje të madhe nga rusët.

Aleatët e kritikut të burgosur të Kremlinit, Alexei Navalny, kërkuan nga vendet Perëndimore gjatë një video konference vendosjen e sanksioneve ndaj bizneseve të mëdha ruse, figurave politike, gjyqtarëve dhe shefave të sigurisë, thanë diplomatët perëndimor të martën. Kërkesat e bëra nga aleatët e Navalnit, Vladimir Ashurkov dhe Leonid Volkov, Moska i quajti tradhti.

Rusët Ashurkov dhe Volkov iu bashkuan takimit virtual me anëtarët e Bashkimit Evropian dhe zyrtarë nga Britania, Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Ukraina për të propozuar emra të figurave të larta ruse në biznes, politikë dhe rrethin e sigurisë të cilët mund të përballen me sanksione, sipas dy diplomatëve që ishin pjesë e takimit të së hënës.

Ministrat e jashtëm të BE-së takohen më 22 shkurt për të shqyrtuar përgjigjen ndaj burgosjes së Navalny javën e kaluar. Sekretari amerikan i Shtetetit Antony Blinken tha se Uashingtoni do të bashkëpunojë me vendet e tjera në mënyrë që Kremlini të mbahet përgjegjës për veprimet.

Alexei Navalny u arrestua në janar, ditën që u kthye në Rusi ngas Gjermania ku u kurua ndaj helmimit në gusht të vitit të kaluar në Siberi, me atë që shumë vende perëndimore thanë se ishte agjent nervor. Dhjetra mijëra njerëz dolën në rrugë javëve të fundit për të protestuar kundër burgosjes së tij.

Policia arrestoi më shumë se 11 mijë protestues. Zoti Navalny ndodhet në burg nga 2 shkurti kur gjykata e shpalli atë fajtor për shkelje të rregullave të një dënimi me kusht, rast ky që sipas opozitarit rus është i motivuar politikisht./Voa/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat