Paralajmërimi i frikshëm nga Irani: Vendi kërcënohet nga vala e katërt e epidemisë

Bota

Paralajmërimi i frikshëm nga Irani: Vendi kërcënohet nga vala e katërt e epidemisë

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 23:38
Foto ilustrim

Ministri i Shëndetësisë iranian Saed Namaki paralajmëroi sot se vendi është i kërcënuar nga vala e katërt e koronavirusit për shkak të përhapjes së shpejtë të mundshme të llojit të ri të koronavirusit, që konsiderohet shumë më ngjitës se virusi i parë.

Presidenti Hassan Rohani tha se “këmbanat paralajmërojnë valën e katërt të koronavirusit”, pasi të paktën në nëntë qytete në Iranin jugperëndimor u shpallën si zona të kuqe, me rrezik të lartë të rritjes së numrit të të infektuarve, shkruan Reuters.

“Ditët e vështira kanë filluar për ne dhe ju duhet të përgatiteni për luftën kundër llojeve të rerja të virusit, që në mënyrë të pakontrolluar po infekton vendin”, tha Ministri i Shëndetësisë në një takim me ekspertë të shëndetësisë, i cili u transmetua drejtpërdrejt në televizion.

Ai u bëri thirrje qytetarëve të shmangin tubimet në mënyrë që “dasmat të mos kthehen në funerale” gjatë muajve në të cilët shumica e dasmave mbahen tradicionalisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat