Trazira në tri burgje në Ekuador, mbi 50 viktima

Bota

Trazira në tri burgje në Ekuador, mbi 50 viktima

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 22:19
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia e Ekuadorit konfirmoi se më shumë se 50 të burgosur kanë humbur jetën si rezultat i trazirave që shpërthyen sot në tre burgje në vend. Sipas raporteve nga faqja e internetit e së përditshmes El Comercio, viktimat vdiqën në incidentet e regjistruara në qendrat e burgjeve të Guayaquil, El Turi dhe Cotopaxi, raporton A2.

Policia theksoi se po menaxhon situatën në burgje.

Oficerët e policisë po kryejnë operacione për të rivendosur normalitetin.

Ndërsa ushtria ruan hapësirat e jashtme të strukturave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat