Ushtria armene bën thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Nikol Pashinyan

Bota

Ushtria armene bën thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Nikol Pashinyan

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 10:17
Onik Gasparyan

Shefi Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Armenisë, Onik Gasparyan dhe komandantët e nivelit të lartë përmes një deklarate i bën thirrje për dorëheqje kryeministrit të vendit, Nikol Pashinyan.

Sipas lajmeve në shtypin lokal në Armeni, bëhet e ditur se të gjithë komandantët e nivelit të lartë përfshirë edhe shefin e shtabit, kanë nënshkruar një deklaratë për dorëheqjen e Pashinyan.

Ndërkohë, Pashinyan, njoftoi se ka shkarkuar nga detyra shefin Shtabit të Përgjithshëm të forcave armene, Onik Gasparyan.

Ai, duke e cilësuar thirrjen e bërë nga komandantët për dorëheqjen e tij si një “tentativë për grusht shteti”, ai i ka bërë thirrje mbështetësve të tij të dalin në rrugë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat