Izraeli miraton ligjin e ri, “zinxhirë elektronik” për të gjithë ata që karantinohen për shkak të COVID-19

Bota

Izraeli miraton ligjin e ri, “zinxhirë elektronik” për të gjithë ata që karantinohen për shkak të COVID-19

Më: 18 mars 2021 Në ora: 13:08
Foto Ilustrim

Parlamenti izraelit ka miratuar ligjin i cili rekomandon bartjen e një “zinxhiri elektronik të dorës”, për të gjithë ata që hyjnë në Izrael dhe që duhet të futen në karantinë për shkak të COVID-19.

Sipas ligjit të ri, personat që dërgohen në karantinë në shtëpi duhet të bartin “zinxhirin” për përcjellje, me qëllim që sigurohet sa më mirë respektimi i masave anti-COVID.

E nëse dikush refuzon, duhet të futet në karantinë në hotelet që mbikëqyren nga zyrtarët shtetërorë. Megjithatë ky ligj ka hasur në kritika të ashpra edhe në mesin e deputetëve – sidomos të atyre të partive opozitare që konsiderojnë se po cenohet privatësia e qytetarëve.

Ndërkohë Gjykata ka zbutur një sërë masazh siç edhe kufizimi i hyrjes dhe daljes së shtetasve izraelit nga vendi, duke vlerësuar se këto kufizime ishin të kundërligjshme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat