Berlusconi në spital, nuk paraqitet në gjyq

Bota

Berlusconi në spital, nuk paraqitet në gjyq

Më: 24 mars 2021 Në ora: 12:09
Berlusconi

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi është në spital që prej të hënës në një gjendje të paspecifikuar, njoftoi Reuters, duke cituar dy burime anonime. Sipas një prej burimeve, sëmundja e tij nuk është “asgjë serioze”.

Manjati i medias nuk do të bëjë ndonjë paraqitje publike në të ardhmen e afërt, shtuan burimet.

Prej disa muajsh ka nisur gjyqi në Milano për çështjen Ruby ter, i cili sheh të akuzuar Berlusconin dhe 28 persona të tjerë dhe me akuzat e korrupsionit në dokumentet gjyqësore dhe dëshminë e rreme në qendër.

Avokati i ish-kryeministrit më 27 janar, për shembull, kishte paraqitur një raport mjekësor në të cilin thuhej se udhëheqësi i Forza Italia, tashmë i prekur nga Covid dhe i rikuperuar dhe më pas i shtruar në spital për probleme të zemrës, kishte nevojë për pushim “absolut”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat