Shifra të larta viktimash dhe infektimesh në botë

Bota

Shifra të larta viktimash dhe infektimesh në botë

Më: 3 prill 2021 Në ora: 19:14
Foto ilustrim

Shumë shtete anembanë globit po përballen me valën e tretë Covid-19, çka u reflektua edhe në këtë 24 orësh ku shifrat e infektimeve dhe fataliteteve mbetën sërish të larta. Me situatën më të vështirë momentalisht po përballet Brazili, ku u shënuan mbi 2800 viktima si dhe afro 70 mijë infektime. Brazili gjithashtu mban edhe vendin e dytë në mbarë botën, pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si për rastet e konfirmuara ashtu humbjet e jetëve.

Rritje të shifrave shënuan sërish shtetet e Bashkuara të Amerikës të cilat regjistruan mbi 1 mijë të vdekur. Në Europë, Franca dhe Italia janë dy shtetet më të goditura nga kjo valë e tretë të cilat raportuan respektivisht nga 46 dhe 22 mijë infektime.

Gjithashtu shifra të larta kanë raportuar edhe Polonia dhe Çekia. Ndërkohë që duket se Britania e Madhe po përjeton të mirat e procesit të vaksinimit, pasi edhe për këtë 24 orësh raportoi një numër shumë të vogël infektimesh dhe viktimash. Autoritetet britanike bën të ditur se kishin konfirmuar afro 3 mijë raste të reja infektimesh dhe mbi 50 viktima.

Të Premten, Organizata Botërore e Shëndetësisë kritikoi theksoi se ngadalësia e procesit të vaksinimit në Europë është e papranueshme, ndërsa tha se situata në rajon është tani më e keqe sesa disa muaj më parë.

Drejtori i OBSH-së për Evropën Hans Kluge kërkoi përshpejtimin e procesit të vaksinimit dhe zvogëlimin e pengesave administrative. Në ndërkohë, për sa kohë që mbulimi i vaksinave mbetet i ulët, ai tha se vendet e BE do të duhet të vendosnin bllokime dhe masa të tjera për të kompensuar vonesat. Sipas OBSH, vetëm 10% e njerëzve në rajon kanë mundur deri më tani të marrin një dozë të vetme të vaksinës koronavirus.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat