Mbi 5 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19 janë administruar në Arabinë Saudite

Bota

Mbi 5 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19 janë administruar në Arabinë Saudite

Më: 5 prill 2021 Në ora: 17:15
Foto ilustrim

Mbi pesë milionë doza të vaksinës së koronavirusit të ri (COVID-19) deri më tani janë administruar në gjithë Arabinë Saudite, bëri të ditur sot Ministria e Shëndetësisë e Mbretërisë.

“Më shumë se 5 milionë doza janë dhënë deri më tani në më shumë se 587 pika vaksinimi në gjithë mbretërinë”, theksoi ministria në një njoftim.

Në deklaratë, nuk u specifikua lloji i vaksinës së përdorur.

Arabia Saudite filloi fushatën e saj të vaksinimit mbarëkombëtar më 17 dhjetor, duke përdorur vaksinën gjermano-amerikane Pfizer-BioNTech.

Mbretëria në ditët e fundit regjistroi rritje të numrit të infeksioneve me COVID-19. Deri të dielën, numri i vendit arriti në 392.682 raste, përfshirë 6.697 vdekje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat