Shokohen shkencëtarët, kjo është pula e cila jetoi 18 muaj pa kokë

Bota

Shokohen shkencëtarët, kjo është pula e cila jetoi 18 muaj pa kokë

Më: 14 prill 2021 Në ora: 15:08
Pula e cila jetoi 18 muaj pa kokë

Nje fshatar ne Kolorado shkoi ne kotecin e pulave, i pergatitur per te henger nje dreke te mire dhe te shijshme. Ai zgjodhi nje nga pulat, nxorri thiken dhe ja preu koken pa u menduar gjate.

Disa ore me vone, fshatari i quajtur Olsen, i cuditur vuri re se trupi i pules pa koke po levizte perqark sikur nuk kishte ndodhur asgje. Gjithsesi ai ra ne gjume i qete gjate nates duke menduar qe kur te zgjohej te nesermen, pula do te kishte ngordhur.

Per habine e tij te nesermen, trupi i pules se tij ishte perseri i gjalle dhe perseri po levizte neper oborr. Olseni vendosi qe ta quaje pulen pa koke “Mike” dhe u betua qe te kujdesej per te deri diten qe do ngordhte.

Kjo eshte kutia qe mban ushqimin e pules dhe mjete te tjera te perkujdesjes.

Ai filloi ta ushqente pulen duke i hedhur ushqimin direkt e ne ekzofag me nje pikatore, aty ku dikur ishte koka.

Image

Pula pa koke beri shume buje dhe shume njerez te tjere nga Colorado vinin per ta pare. Disa skeptike vendosnin edhe baste me fshatarin duke mos e besuar aspak se pula e quajtur MIKE vazhdonte te jetonte nga dita ne dite. Fjala u perhap shpejt dhe nje gazete kombetare botoi fotografine e pules pa koke me titullin: “Mrekullia Mike”

Pula menjehere u cua per studim ne Universitetin e Utah por shkenctaret ngelen pa mend kur e studiuan. Ata zbuluan se vena kryesore e kokes nuk ishte prere nga thika dhe mbase kjo beri qe funksionet e trrurit te pules te qendronin te paprekura. Sipas tyre kjo ishte arsyeja qe pula mund te funksiononte si nje pule normale pa asnje lloj problemi, megjithese pa koke.

Te gjithe shkenctaret qe studiuan pulen Mike, arriten ne perfundimin se kjo pule ishte nje mrekulli e vertete. Revista LIFE beri nje artikull te gjate per pulen pa koke dhe fshatari Olsen shetiste me pulen duke u paguar 25 cent per cdo njeri qe deshironte ta shikonte.

Image

Fitimet e Olsenit nga pula i lejuan atij qe se shpejti te blinte nje traktor te ri, nje shtepi te re dhe nje makine te re. Shume fshatare te tjere filluan te vrisnin pulat e tyre me shpresen se do qellonin dhe ata ne ndonje rast qe pula te jetonte pa koke, por pa sukses.

Te tjere kujtuan se fshatari Olsen kishte ndonje sekret kur therte kafshet por ne te vertete ajo qe i ndodhi Olsenit ishte totalisht e rastesishme.

Nje dite gjate udhetimeve te tij me pulen, fshatari Olsen ndaloi ne nje hotel ne Phoenix per te fjetur gjume. Gjate nates u degjua nje zhurme. E gjithe familja e Olsen u turr e alarmuar dhe e gjeten trupin e pules me ne fund te ngordhur. Tubi i ushqimit ishte i bllokuar dhe ata nuk arriten ne kohe qe tja zhbllokonin me shiringe duke bere qe pula te ngordhte 18 muaj mbasi ju pre koka.

Qe nga ajo kohe, fshati ngriti nje bust te pules pa koke per nder te pules MIKE dhe cdo vit organizohet nje festival qe mban emrin e saj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat