Djali i Presidentit përmendet në ankesën për kidnapime dhe torturë në Hagë

Bota

Djali i Presidentit përmendet në ankesën për kidnapime dhe torturë në Hagë

Më: 3 maj 2021 Në ora: 12:02
Foto ilustrim

Avokatët që po veprojnë në emër të viktimave të valës së kidnapimeve dhe torturave nga forcat e sigurisë në Ugandë kanë përmendur disa komandantë të lartë të ushtrisë si fajtorë, përfshirë edhe të birin e presidentit, në një ankesë në Gjykatën Kriminale Ndërkombëtare në Hagë.

Prokurorët në Hagë tashmë po shqyrtojnë një paraqitje të mëhershme nga lideri politik opozitar, Robert Kyangulanyi, një ish këngëtar i zhanrit raggae i njohur si Bobi Wine, që ka përshkruar abuzime të tmerrshme me të drejtat e njeriut para zgjedhjeve që u mbajtën në janar.

Presidenti Yoweri Museveni shpalli fitoren në këto zgjedhje, të cilat u kontestuan ashpër dhe që çuan në  vdekjen e të paktën 50 personave gjatë protestave, shkruan The Guardian.

Shumica e këtyre personave ishin qëlluar nga forcat e sigurisë.

Partia e Kyagulanyit ka thënë se më shumë se 600 anëtarë dhe aktivistë të saj janë arrestuar.

Ka qenë e vështirë të identifikoheshin burrat e armatosur që grabitën njerëzit. Sidoqoftë, avokatët, aktivistët dhe viktimat kanë fajësuar Komandën e Forcave Speciale, një njësi elitare ushtarake.

Kjo njësi është e komanduar nga i biri i Musevenit, lejtnant Gjeneral Muhoozi Kainerugaba.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat