Indi, qeveria zgjat bllokimin për të frenuar virusin

Bota

Indi, qeveria zgjat bllokimin për të frenuar virusin

Më: 9 maj 2021 Në ora: 18:27
Indi

Kryeministri i New Delhi-it, Indi, Arvind Kejriwal, ka deklaruar të dielën e 9 majit, se ka zgjatur bllokimin e vendit për një javë tjetër. Si dhe miratoi kufizime më të rrepta për të kontrolluar një valë të re të infeksioneve me Covid-19.

Bllokimi, i cili ishte vendosur të mbaronte të hënën pasi ishte zgjatur disa herë, tani do të zgjasë deri më 17 maj.

Këto masa të rrepta erdhën pasi vendi po lufton shpërthimin e virusit me rritjen më të shpejtë në botë.

Darka në restorante do të mbetet e ndaluar, qendrat tregtare do të vazhdojnë të qëndrojnë mbyllur dhe punonjësve të bizneseve jashtë shërbimeve thelbësore iu kërkua të vazhdojnë të punojnë nga shtëpia.

Gjithashtu dhe shërbimi i metrosë do të ndalet si një masë shtesë.

“Bllokimi më i rreptë, aq më shpejt do të jemi në gjendje të kontrollojmë” virusin, tha Kejriwal.

New Delhi regjistron një mesatare ditore prej rreth 19 mijë e 500 infeksione të reja gjatë pesë ditëve të fundit dhe spitalet në shtet që përballen me një mungesë të furnizimeve me oksigjen në ditët e fundit.

India në total gjatë 24 orëve ka regjiatruar 403 mijë e 736 raste të reja më Covid-19, duke raportuar më shumë se 4 mijë vdekje për një ditë.

Prodhuesi më i madh i makinave në Indi, Maruti Suzuki India Ltd. me qendër në New Delhi, tha të shtunën se do të zgjasë mbylljet e fabrikës për një javë tjetër mes shpërthimit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat