Papunësia në vendet e OECD-së shënon ulje të lehtë gjatë muajit mars

Bota

Papunësia në vendet e OECD-së shënon ulje të lehtë gjatë muajit mars

Më: 11 maj 2021 Në ora: 09:23
Foto ilustrim

Shkalla e papunësisë në vendet anëtare të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) u ul në 6.5 për qind në muajin mars.

Siç njofton OECD, shkalla mbetet 1.2 pikë përqindjeje mbi nivelin para pandemisë COVID-19, kurse shifra në shkurt ishte 6.6 për qind.

Shkalla e papunësisë së të personave të moshës nga 15 deri 24 vjeç, u zvogëlua në 13.3 për qind në mars nga 13,6 për qind krahasuar me muajin e kaluar, por 2 pikë përqindjeje mbi nivelin para pandemisë.

Në muajin mars, shkalla e papunësisë gjithashtu pati një rënie margjinale në zonën e euros në 8.1 për qind nga 8.2 për qind në shkurt.

Kanadaja regjistroi një nga rëniet më të mëdha në mars, me rënie me 0.5 pikë përqindjeje në 7.5 për qind, ndërsa shifrat për Japoninë, Meksikën dhe SHBA-në ishin 2.6 për qind, 4.3 për qind dhe 6 për qind.

Nga ana tjetër, shkalla e papunësisë u rrit në 5.4 për qind në Izrael me 0.3 pikë përqindjeje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat