Numri i rasteve të koronavirusit në botë tejkalon 160 milionë

Bota

Numri i rasteve të koronavirusit në botë tejkalon 160 milionë

Më: 11 maj 2021 Në ora: 18:30
Ilustrim

Që nga fillimi i epidemisë së virusit koronar, më shumë se 160 milionë pacientë janë regjistruar në botë, nga të cilët gati 19 milionë janë aktualisht aktivë, sipas të dhënave më të fundit nga faqja "Worldometers".

Siç thuhet, 160.021.129 njerëz në të gjithë botën kanë qenë të infektuar me virusin korona deri më tani, 3.323.714 kanë vdekur, dhe 137.713.834 janë shëruar nga ky infeksion.

Aktualisht ka 18.983.581 raste në botë dhe 0.6 për qind e pacientëve, 106.205 për të qenë të saktë, janë në një gjendje të rëndë ose kritike.

Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të kryesojnë në numrin e rasteve dhe vdekjeve me më shumë se 33.5 milionë infeksione dhe 596.264 vdekje.

Në vendin e dytë për nga numri i pacientëve është India me më shumë se 23 milionë pacientë, dhe në vendin e tretë Brazili me mbi 15 milionë pacientë.

Shtetet e tjera kanë më pak se gjashtë milion raste të regjistruara të koronavirusit.

Për sa i përket vdekjeve, Brazili është në vendin e dytë me 423.436 vdekje, India është në vendin e tretë me 253.352 vdekje, dhe Meksika është në vendin e katërt me 219.089 vdekje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat