Samoa pritet të bëhet për herë të parë me një kryeministre, duke shënuar fundin e një drame politike në ishullin e vogël në Paqësor me 200 mijë banorë.
Të hënën, Gjykata Supreme ka vërtetuar fitoren e Fiame Naomi Mata’afas në zgjedhjet në prill, duke i dhënë fund ngërçit politik prej disa javëve, raporton BBC.
Fiame e ka rrëzuar kryeministrin e dytë më jetëgjatë në botë, Tuilaepa Sailele Malielegaoin, që ka qenë në krye të vendit që nga viti 1998.