G7: Nevojitet një hetim i ri nga OBSH-së për origjinën e virusit

Bota

G7: Nevojitet një hetim i ri nga OBSH-së për origjinën e virusit

Më: 10 qershor 2021 Në ora: 21:39
Foto ilustrim

Liderët e G7-s do të kërkojnë nga OBSH një hetim të ri dhe transparent për origjinën e COVID-19, sipas draftit të deklaratës përfundimtare për shtyp, e cituar nga Bloomberg.

“Ne mendojmë se nevojitet transparencë e plotë për të nxjerrë mësimet e duhura.

Për këtë arsye ne mbështesim të gjitha përpjekjet për të sqaruar origjinën e COVID-19. Bota ka të drejtë të dijë se çfarë ka ndodhur”, tha presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, përpara takimit të G7-s në Cornwall.

Sipas Bloomberg, G7 do të angazhohet gjithashtu për shpërndarjen e një miliard dozash vaksine antiCOVID-19 në të gjithë botën gjatë vitit të ardhshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat