Vriten 19 persona pas përmbysjes së autobusit në Pakistan

Bota

Vriten 19 persona pas përmbysjes së autobusit në Pakistan

Më: 11 qershor 2021 Në ora: 12:07
Foto nga vendi i ngjarjes

Një autobus me pelegrinë u përmbys sot për shkak të shpejtësisë në një autostradë në Pakistanin jug-perëndimor, duke lënë të vdekur 19 persona dhe lënduar 50 të tjerë.

Aksidenti ndodhi në rrethin Kuzdar, provinca Baluchistan. Shpëtuesit transferuan të vdekurit dhe të plagosurit në një spital aty pranë.

Pelegrinët po ktheheshin në Dada, një rreth në provincën jugore të Sind, pasi vizituan tempullin e një shenjtori, raportoi aljazeera.

Shoferi humbi kontrollin në një kthesë të mprehtë dhe autobusi u përmbys, tha zyrtari lokal i policisë Hafiz Ulah Mengal.

Aksidentet fatale të trafikut janë të zakonshme në Pakistan për shkak të infrastrukturës së dobët rrugore dhe mosrespektimit të rregullave të trafikut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat