Ky është kryeministri i ri izraelit, rrëzohet Benjamin Netanyahu pas 12 vjetësh

Bota

Ky është kryeministri i ri izraelit, rrëzohet Benjamin Netanyahu pas 12 vjetësh

Më: 13 qershor 2021 Në ora: 20:26
Naftali Bennett

Parlamenti izraelit është mbledhur për t’u betuar për Qeverinë e re, me kryetarin e partisë ‘Yamina’, Naftali Bennett në krye, duke e rrëzuar nga pushteti kryeministrin Benjamin Netanyahu pas 12 vitesh në pushtet.

Koalicioni i ri qeverisës, i cili është vendosur të betohet pas një votimi besimi të Knesset, do të përbëhet nga tetë parti – Yamina, Yesh Atid i Yair Lapid, Shpresa e Re, Laburistët, Meretz, Lista e Bashkuar Arabe, Kahol Lavan dhe Yisrael Beiteinu.

Qeveria e re Bennett-Lapid fitoi votën e besimit të Knesset, me 60 vota pro, 59 kundër dhe një abstenim.

Pasi të ketë marrë besimin e Knesset, qeveria e re, me Naftali Bennett të Yamina si kryeministër, tani do të betohet, duke rrëzuar Benjamin Netanyahu pas 12 vjetësh në detyrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat