AstraZeneca në Australi tani do të jepet vetëm për personat mbi 60 vjeç

Bota

AstraZeneca në Australi tani do të jepet vetëm për personat mbi 60 vjeç

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 14:39
Foto ilustrim

Australia ka rritur moshën për të cilën rekomandohet vaksina AstraZeneca në 60 vjeç nga 50 sa ishte më parë pas vdekjes së një 52 vjeçare nga mpiksja e gjakut që dyshohet se është efekt i kësaj vaksine.

Australianët e moshës midis 50 dhe 59 tani rekomandohet të imunizohen me vaksinën tjetër të vetme të aprovuar në Australi, atë Pfizer.

Dy vdekje në Australi janë konfirmuar si pasojë e mpiksjes së rrallë të gjakut që besohet të jetë shkaktuar nga vaksina AstraZeneca.

E para ishte një grua 48 vjeçare e cila vdiq në muajin prill çka bëri që AstraZeneca t’iu rekomandohej vetëm të rriturve të moshës mbi 50 vjeç.

Në ndërkohë ata që e kanë marrë dozën e tyre të parë AstraZeneca dhe nuk kanë pasë mpiksje u është thënë se është e sigurt që ta marrin dozën e dytë tre muaj më vonë.

Qeveria shpreson që vaksina Moderna do të aprovohet së shpejti për t’u përdorur në Australi dhe të jetë në dispozicion të çdo të rrituri që dëshiron ta marrë deri në fund të vitit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat