Rajonet e Amazonës më shumë po lëshojnë sesa po thithin karbon

Bota

Rajonet e Amazonës më shumë po lëshojnë sesa po thithin karbon

Më: 15 korrik 2021 Në ora: 06:27
Foto

Sipas një studimi të ri shpyllëzimi dhe ndryshimi i klimës po ndryshojnë aftësinë e pyjeve të Amazonës për të thithur karbon.

Pjesë të shumta të pyjeve më të mëdha tropikale në botë, kanë filluar të lëshojnë më shumë dioksid karboni (CO2) sesa që marrin, shkruan BBC.

Temperaturat atje janë rritur me trefishin e mesatares globale gjatë muajve të fundit, të cilat kanë bërë që në jug-lindje të ketë nivele të larta të humbjes së pemëve dhe rritje të zjarreve.

Amazona, shtëpia e pyllit më të madh tropikal në botë, ka luajtur një rol kryesor në thithjen dhe ruajtjen e karbonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat