Shkon në 700 numri i viktimave nga tërmeti në Haiti

Bota

Shkon në 700 numri i viktimave nga tërmeti në Haiti

Më: 15 gusht 2021 Në ora: 18:13
Pamje nga vendi i ngjarjes

Autoritetet zyrtare në Haiti njoftuan se ka shkuar në 700 numri i viktimave nga tërmeti i së shtunës me magnitudë 7,2.

Qytetet më të goditura janë ato në jugperëndim të kryeqytetit Port Au Prince, veçanërisht Jeremie dhe Les Cayes.

Lëkundjet janë ndjerë të forta në të gjithë ishujt e Karaibeve, veçanërisht në Republikën Dominikane me të cilën Haiti ndan ishullin, Xhamaikën dhe Porto Rikon.  

Tërmeti erdhi në një kohë që Haiti po merrte veten nga tronditja që shkaktoi në vend vrasja e Presidentit, ndërkohë që pasojat e një tërmeti të ngjashëm, të 11 viteve më parë, ende po ndiheshin në shtetin me popullsi prej rreth 11 milionë banorësh.

Sikur të mos mjaftonin këto, të hënën pritet që Haiti të goditet edhe nga stuhia tropikale Grace.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat