Mbi dy mijë të vdekur nga tërmeti në Haiti

Bota

Mbi dy mijë të vdekur nga tërmeti në Haiti

Më: 24 gusht 2021 Në ora: 12:36
Foto

Shumë të mbijetuar nga tërmeti që vrau më shumë se dy mijë e 200 njerëz në Haitin jugor, janë shprehur të shqetësuar për sigurinë e fëmijëve të tyre.

Tërmeti i 14 gushtit goditi infrastrukturën, duke shkatërruar ose dëmtuar rreth 130,000 shtëpi, duke prishur rrugët dhe lënë mijëra familje në një të ardhme të pasigurt.

Lovely Jean, me të bijën Love Shaiska dhe burrin, i mbijetuan tërmetit me magnitudë 7.2, por problemet filluan pikërisht pastaj. Fushat e Aleksandrit, u groposën nga rrëshqitjet e dheut gjatë tërmetit dhe shiut të lëshuar nga Stuhia Tropikale Grace, e cila goditi Haitin të martën e kaluar. Kështu gjithë prodhimi i patates, i  burrit të Lovely Jean, fermer, humbi duke e lënë familjen, me shumë pak ushqim, raporton Reuters.

Disa prindër të tjerë që folën për Reuters në zonën e tërmetit shprehën shqetësime të ngjashme rreth asaj se si do të përballonin. Sipas agjencisë së fëmijëve të OKB-së, UNICEF, mbi gjysmë milioni fëmijë u prekën nga tërmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat