Tërmet në Bosnjë

Bota

Tërmet në Bosnjë

Më: 8 shtator 2021 Në ora: 19:47
Foto ilustrim

Një tërmet ka goditur zonën e Zenicës dhe është ndjerë edhe në qytete të tjera të Bosnjës dhe Herzegovinës.

Tërmeti me magnitudë 4.2 u regjistrua nga Qendra Sizmologjike Evropiane Mesdhetare.

Qendra e tërmetit ishte në Zenicë,  ndërsa qytetarët e Banja Lukës, Tuzlës dhe Sarajevës ndjenë një intensitet më të ulët.

Aktualisht, ende nuk ka informacion për dëme apo për persona që mund të jenë lënduar.

Një komentues deklaroi se u duk sikur po lëkundeshin muret. Një tjetër tha se në Zenicë u ndje lëkundje e shkurtër e ishte fat se ishte e tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat