“Ndihesha në faj pse kanceri i gjirit nuk u tregua aq “i keq” me mua sa me gratë e tjera”

Bota

“Ndihesha në faj pse kanceri i gjirit nuk u tregua aq “i keq” me mua sa me gratë e tjera”

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 18:16
Emma Marvel

Në tetor 2019, në një grup të cilin e frekuentoj, erdhi një person nga Coppafeel për të na folur për rëndësinë e kontrollit të rregullt të gjoksit. Isha gati të mos shkoja në takim duke menduar se nuk vlente për mua, pasi isha e re, e shëndetshme dhe nuk kisha histori familjare me kancer gjiri.

Fatmirësisht, më në fund vazhdova dhe që atëherë marr një mesazh mujor që më kujton të kontrolloj veten. Pikërisht gjatë një prej kontrolleve të mia gjeta një gungë sa një bizele në gjoksin tim. I kërkova burrit tim ta kontrollonte gjithashtu dhe nëse e kishte vënë re më parë. Pas disa ditësh nuk kishte ndryshuar fare, kështu që fola me mjekët.

Më në fund u diagnostikova me kancer gjiri në një ditë të premte, 13 Nëntor 2020. Zakonisht nuk jam normalisht një person supersticioz, por mendoj se ishte kulmi i fatit tim të keq, e premte data 13. Të gjithë u tronditën nga diagnoza ime.

Ishte e vështirë t’ua thoje njerëzve, pasi nuk mund të shihnim askënd ballë për ballë për shkak të COVID-19. Jo shumë kohë më vonë, ne patëm një karantinë të plotë në Krishtlindje – kështu që nuk kishte përqafime ngushëlluese dhe shkëmbime lotësh që zakonisht priten, dhe mendoj se kjo e bëri më të vështirë përpunimin e lajmit. I vetmi person që mund të më mbështeste plotësisht gjatë gjithë udhëtimit ishte burri im.

Dy djemtë e mi, 11 dhe 8 vjeç, gjithashtu më ndihmuan në të gjitha. Kam pasur disa njerëz që më kanë thënë se nuk do kishin mundur të bënin ato që kam bërë unë gjatë gjithë kësaj kohe, por nuk ke zgjedhje. Duhet të vazhdosh, duhet të gjesh një mënyrë për të vazhduar – dhe, për mua, djemtë e mi ishin arsyeja.

Pas operacionit, ndihesha fajtore që nuk kisha më nevojë për trajtim dhe se kanceri im nuk ishte aq “i keq” sa i grave të tjera. Duke lexuar komentet e mëparshme, zbulova gjithashtu se kishte njerëz që thoshin se nëse nuk ke nevojë për trajtim të mëtejshëm, atëherë nuk ke pasur vërtet kancer dhe unë nuk kisha nevojë për atë negativitet në jetën time.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat