Erërat e forta goditën Massachusetts-in lindor, rreth 500 mijë shtëpi dhe biznese pa energji elektrike

Bota

Erërat e forta goditën Massachusetts-in lindor, rreth 500 mijë shtëpi dhe biznese pa energji elektrike

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 20:55
Foto ilustrim

Rreth 500 mijë shtëpi dhe biznese kanë mbetur pa energji elektrike të mërkurën pasi erërat e forta goditën Massachusetts-in lindor.

Sipas Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave të Massachusetts, numri i klientëve pa energji elektrike ishte 480,076 që nga ora 12:55.

Ndërprerjet arritën në 499,000 deri në mes të mëngjesit dhe ngadalë filluan të bien.

Zonat më të goditura janë në South Shore, Cape Cod and Cape Ann.

Siç thuhet më tej, disa komunitete janë plotësisht në errësirë me ndërprerjet e energjisë elektrike që arrijnë në 100 për qind atje.

Për fund, autoritetet kanë bërë thirrje për ata që janë shtëpive, të shmangin linjat elektrike të rrëzuara dhe përdorin gjeneratorët jashtë, larg ndërtesave. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat