Cisterna përplaset me kamionin, dhjetëra të vdekur nga ferri i flakëve: ”Si bombë atomike”

Bota

Cisterna përplaset me kamionin, dhjetëra të vdekur nga ferri i flakëve: ”Si bombë atomike”

Më: 6 nëntor 2021 Në ora: 15:13
Foto ilustrim

Përplasja e një kamioni me një makinë cisternë nafte në Sierra Leone u pasua nga një ferr flakësh, i cili nuk i la asnjë rrugë shpëtimit kalimtarëve të rastit dhe drejtuesve të automjeteve që ndodheshin në afërsi.

Televizionet lokale transmetuan pamjet filmike të trupave të djegur në vendin e përplasjes, teksa shkalla reale e dëmeve ende nuk është e qartë.
Presidenti Julius Maada Bio u shpreh thellësisht i tronditur “ nga episodi tragjik dhe humbja e tmerrshme e jetëv”.

Kam parë foto të llahtarshme, pohoi kryetarja e bashkisë së Freetoën, Yvonne Aki-Saëyerr. Në mediat lokale qarkullojnë raporte për gati 100 të vdekur e me dhjetëra të lënduar, e disa per te treguar fuqine e shperthimit, e krahasojne me nje bombe atomike.

Shpërthimi ndodhi në një kryqëzim tejet të ngarkuar. Thuhet se një autobus i mbushur plot me njerëz u shkrumbua i gjithi, ndërsa flakët glabbëruan edhe dyqane e tregje aty pranë.

Qyteti port me mbi një milionë banorë, është kthyer në skenën e disa fatkeqësive të mëdha këto vitet e fundit. në muajin mars, mbi 80 vetë u plagosën pas shpërthimit të një zjarri masiv në një lagje periferike ndërsa në 2017-tën, 1.000 vetë humbën jetën nga rrëshqitjet e tokës që shkaktuan dhe 3.000 të pastrehë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat