Bota pritet të jetë 2.6 gradë celsius më e ngrohtë

Bota

Bota pritet të jetë 2.6 gradë celsius më e ngrohtë

Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 18:04
Foto ilustrim

Pavarësisht zotimeve të bëra në Samitin COP26, bota është ende larg qëllimit të saj për zvogëlimin e rritjes së temperaturës ne shkallë globale. Ky studim llogarit që bota po shkon drejt rritjes së temperaturës për 2.4 gradë celsius, dukshëm më lart se limiti prej 1.5 gradëve i zotuar nga shtetet.

Sipas një grupi që bën analiza të pavarura shkencore (CAT), Samiti COP26 “ka mungesë të theksuar të kredibilitetit, të përkushtimit si dhe mungesë të veprimeve konkrete”. Samiti i Glasgow po shihet si vendimtar për frenimin e ndryshimeve klimatike.

Por parashikimi u ndesh me optimizëm në takimin e Kombeve të Bashkuara javën e fundit pas një vazhde të deklaratave të bujshme, që përfshin një zotim për ndaljen e shpyllëzimit. Samiti pritet të përfundojë këtë javë.

Projeksioni vjen pasi që zyrtarët meteorologë britanikë paralajmërojnë që 1 miliard njerëz mund të përballën me një mot përvëlues dhe përmbytje nëse temperatura mesatare në shkalle globale rritet për 2 gradë celsius mbi nivelet e periudhës para-industriale.

Raporti i CAT i kushton vëmendje premtimeve qeveritare të dhëna para dhe pas Samiti COP26.

Në të thuhet që në vitin 2030, emetimi i gazrave që ngrohin planetin do të vazhdojë të jetë për dy herë më i lartë se sasia e nevojshme për ndalimin e rritjes së temperaturës nën shkallen 1.5 gradë celsius.

Shkencëtarët thonë që zvogëlimi i ngrohjes në 1.5 gradë celsius do t’i parandalonte disa efekte shkatërrimtare si pasojë e ngrohjes globale.

Samiti i Parisit i vitit 2015 parashtroi një plan që shmangte ndryshimet e rrezikshme klimatike që përfshinte “përpjekje të vazhdueshme” në mënyrë që shkalla e ngrohjes të mbetej nën 1.5 gradë.

Por kur analizohen politikat aktuale të qeverive në vend të zotimeve të tyre, CAT parashikon se deri në vitin 2100 të ketë rritje të ngrohjes globale për 2.7 gradë celsius. Ky parashikim i CAT mbështetet nga një numër i organizatave, përfshirë edhe institutin prestigjioz gjerman “Potsdam” për kërkime klimatike.

“Kjo llogaritje e re është sikur një teleskop që përdoret për asteroidet që ia mësyjnë tokës. Është raport kumbues për çdo arsye të shëndoshë që qeveritë e pranishme në Glasgow menjëherë t’i lënë anash dallimet e tyre dhe të punojnë pa humbur kohë për një marrëveshje që shpëton të ardhmen tonë të përbashkët”, deklaroi drejtoresha ekzekutive e “International Greenpeace”, Jennifer Morgan.

Sidoqoftë, parashikimi i botës është përmirësuar që nga Samiti i Parisit të vitit 2015 kur aktivistët e ngrohjes globale theksuan që politikat ndjekura e kthyen planetin në rrugën e duhur të ngrohet për 3.6 gradë celsius.

CAT fajëson qeveritë për “stagnimin e momentumit” për progresin minimal të arritur drejt zvogëlimit të emetimit të gazit të lëndëve djegëse deri në vitin 2030.

Organizata konstaton që zotimet reja të Shteteve të Bashkuara dhe Kinës për arritjen e “net zero” (net zero i referohet balancës midis sasisë së gazit serrë të prodhuar dhe sasisë së hequr nga atmosfera) kanë përmirësuar zbehtë parashikimin e vet mbi rritjet e temperaturës. Por deklarata këmbëngul që cilësia e planeve të shumicës prej qeverive për t’i zvogëluar ndryshimet klimatike është shumë e ultë.

Arritja e “net zero” nënkupton zvogëlimin e emetimit të gazrave nga lëndët djegëse sa më shumë që është e mundur e në të njëjtën kohë mbjelljen e pemëve që largojnë dyoksidin e karbonit.

Më shumë se 140 qeveri nga mbarë bota janë zotuar që do të arrijnë “net zero”, që në total i bie 90% të emetimit ne shkallë globale.

Por CAT pohon që vetëm një grusht i shteteve kanë plane adekuate për arritjen e qëllimit. Organizata analizoi politikat e 40 shteteve dhe arriti në përfundimin që vetëm një numër i vogël i këtyre politikave cilësohen si të “pranueshme”, duke përfshirë një fraksion të emetimeve në shkallë globale.

“Nëse ata nuk kanë plane konkrete sesi të arrijnë deri atje dhe objektivat për vitin 2030 janë aq të ulëta si shumica prej tyre, atëherë, arritja deri te “zero net” është vetëm premtim koti karshi veprimeve konkrete ndaj ndryshimeve klimatike”, nënvizoi Bill Hare, shef ekzekutiv i grupit “Climate Analytic”, një nga grupet e shumta që mbështet CAT-in.

Organizata arrin në përfundim që faktori kryesor i hendekut në mes të premtimeve dhe projeksioneve është djegia e vazhdueshme e qymyrit dhe prodhimi i gazit.

Më një goditje të mbrehtë, ky raport i CAT ka shpërthyer ballonin e shpresës që ishte duke u fryrë që nga fillimi i kësaj konference.

Për ditë me radhë, një numër i pjesëmarrësve, përfshirë edhe Agjencinë ish-konservative Ndërkombëtare për Energji, kanë qenë duke shtyrë para një narracion që qëllimet e “zero net” prej vendeve si India dhe një listë e gjatë e deklaratave të bëra këtu në Glasgow patën ulur rritjen e mundshme të temperaturës në 1.8 gradë celsius.

Ai narracion konsiderohej si një progres tepër i madh në krahasim me parashikimin fillestar prej 2.7 gradë celsius, që e pati deklaruar Programi i Ambientit të Kombeve të Bashkuara në fillim të konferencës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat