Vladimir Putin ka deklaruar se pret “përfitime të mëdha” nga takimi i ardhshëm trepalësh me Donald Trumpin dhe Xi Jinpingun.
Presidenti rus pritet të takohet me homologët amerikanë dhe kinezë të enjten, në një takim historik gjatë samitit të APEC-ut. Putin tha se nevojitet partneriteti, e jo izolimi, dhe se ky takim ofron mundësi për një shkëmbim konstruktiv të mendimeve, përcjell Bota sot.
Duke folur në ceremoninë e hapjes së samitit, Putin deklaroi:
“Prandaj, pres përfitime të mëdha nga takimi i ardhshëm trepalësh mes liderëve të Rusisë, Kinës dhe Shteteve të Bashkuara.”
Takimi do të bashkojë dy ekonomitë më të mëdha në botë, SHBA-në dhe Kinën, si dhe tri fuqitë më të mëdha bërthamore.
Megjithatë, ende nuk është e qartë nëse gjatë këtij takimi do të arrihen apo nënshkruhen marrëveshje konkrete.