Sëmundja misterioze e diplomatëve/ CIA paralajmëron Rusinë: Nëse keni gisht, do keni pasoja të ashpra

Bota

Sëmundja misterioze e diplomatëve/ CIA paralajmëron Rusinë: Nëse keni gisht, do keni pasoja të ashpra

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 19:44
Vladimir Putin

Shefi i CIA-s e paralajmëroi hapur Rusinë për “Sindromën e Havanës”, sëmundja misterioze që ka prekur rreth 200 diplomatë amerikanë, zyrtarë dhe anëtarë të familjeve të tyre që ndodhen jashtë vendit. Ashpërsia e tij e detyroi Kremlinit të reagonte, duke thënë se nuk ka gisht në këtë situatë.

Zëdhënësi i tij Dmitry Peskov tha se kjo çështje nuk ishte diskutuar në takimet politike gjatë vizitës në Rusi të drejtorit të CIA-s, as gjatë takimit me Presidentin Vladimir Putin.

Por ai shtoi se nuk mund të komentonte mbi bisedat private të mbajtura me shërbimet e sigurisë ruse. Drejtori i CIA-s, William J. Burns, i paralajmëroi agjencitë kryesore të zbulimit rus se do të përballen me “pasoja” nëse qëndrojnë ata pas një sërie incidentesh misterioze që kanë prekur shëndetin e diplomatëve dhe agjentët amerikanë në mbarë botën.

Gjatë një vizite në Moskë në fillim të këtij muaji, Burns e ngriti gjatë takimit me drejtuesit e Shërbimit Federal rus të Sigurisë (FSB) dhe Shërbimit të Zbulimit të Jashtme të këtij vendi, (SVR).

Ai tha se dëmtimet e rënda të trurit apo simptoma të tjera shqetësuese që ka pësuar personeli amerikan dhe anëtarët e familjeve së tyre ishte diçka që shkonte përtej kufijve të një sjelljeje të pranueshme për një “shërbim inteligjent profesional”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat