Mbretëresha Elizabetë bie nga froni, njihuni me republikën më të re në botë

Bota

Mbretëresha Elizabetë bie nga froni, njihuni me republikën më të re në botë

Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 10:56
Barbados do të bëhet republika më e re në botë.

Këtë të martë, Barbados do të bëhet republika më e re në botë.

Kombi ishullor do të largojë Mbretëreshën britanike nga posti i kreut të shtetit dhe drejtimin e vendit do ta marrë presidenti, që do të emërohet.

Ishulli i njohur për plazhet e tij të bukura do ta zëvendësojë nesër Mbretëreshën Elizabeta e Dytë, me përfaqësuesen e saj aktuale, guvernatoren e përgjithshme të ishullit, Sandra Mejson.

Fillimi i një epoke të re shkaktoi debat midis popullatës prej 285,000 banorësh gjatë shekujve të ndikimit britanik, duke përfshirë më shumë se 200 vjet skllavëri deri në vitin 1834.

Barbados pavarësinë e saj përfundimtare e fitoi në vitin 1966.

Tashmë duket se vendi do të  braktisë tatalisht të kaluarën e tij koloniale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat