Të paktën 31 të vdekur nga shembja e një miniere ari në Sudan

Bota

Të paktën 31 të vdekur nga shembja e një miniere ari në Sudan

Më: 28 dhjetor 2021 Në ora: 21:24
Foto ilustrim

Të paktën 31 minatorë u vranë të martën kur një minierë ari u shemb në Kordofan të Sudanit.

Raportet e mediave thanë se tetë minatorë konsiderohen ende të zhdukur.

Trupat e të vdekurve dhe një minatori të plagosur thuhet se janë nxjerrë nga miniera e shembur. Nuk pati asnjë koment nga autoritetet sudaneze për shembjen.

Nxjerrja e arit është një burim i rëndësishëm i këmbimit valutor në Sudan, i cili humbi tre të katërtat e të ardhurave të naftës dhe gati 80 për qind të burimeve valutore pasi Sudani i Jugut fitoi pavarësinë në vitin 2011.

Ndryshe, rreth dy milionë njerëz punojnë në punët tradicionale të minierave në Sudan. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat